Boksieri shqiptar që bokson në Amerike për peshat e rënda, Kristian Prenga, ka fituar ndeshjen e radhës kundër një kundërshtari të fortë si Deshon Uebster, i cili ka një eksperiencë më të gjatë dhe më të madhe se sa Prenga. Uebster mban titullin e Kanadasë në peshat e rënda.
Prenga e mbylli ndeshjen me KO ne raundin e dytë. Kjo është fitorja e tij e 11-të, duke i shkaktuar humbjen e 4-t në karrierë Uebsterit. Ndeshja u zhvillua ne “2300 Arena Philadelphia” ku të pranishëm ishin shqiptarë të shumtë në mbështetje të kampionit shqiptar. Prenga rikthehet fuqishëm pas një dëmtimi në dorën e djathtë, tashmë i rikuperuar plotësisht, presim dhe i urojme fitore në ndeshjen e radhës në muajin qershor.
Kujtojmë se Prenga mban aktualisht titullin e Kampionit te Europës ne Kick Box për peshat e rënda!