Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka thotë se nuk ka rëndësi gjinia e Presidentit të ardhshëm, por presidenti duhet të ketë vlera dhe të jetë një person i mirë.

“Kam luftuar shumë për barazinë gjinore në Shqipëri, nuk besoj se gjinia përcakton diçka në lidhje me presidentin”, u shpreh në emisionin Sot në Euronews Albania, Klotilda Bushka.

“Vlerat dhe karakteristikat, përpara gjinisë”, shtoi ajo.

Për zgjedhjen e presidentin, ajo tha se opozita e ka humbur mundësinë për të zgjedhur presidentin në mënyrë konsensuale.

Bushka është pjesë e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit.

Tre raundet e para për zgjedhjen e presidentit janë djegur, dhe raundi i katërt do të caktohet brenda një jave.