Lidhur me nismën për dënimin e genocidit serb ne Bosnje, Balla i tha Berishes se “i nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim”.

Taulant Balla i përgjigjet Sali Berishës:

Kuvendi, Shqipëria e ka dënuar e dënon e do e dënojë përjetësisht genocidin e Srebrenicës ose si njihet tragjedinë e Bosnjes e ka mbështetur e përshëndetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatës së Hagës përkundrejt urdhëruesve e organizatorëve të kësaj tragjedie. Besoj që më 11 korrik biem dakord të kemi një seancë të Kuvendit për të përkujtuar këtë masakër e natyrshëm të mbajmë e një minutë heshtje.

Kur ka ndodhur? Në 11 korrik të vitit 1995. Ia kam thënë dje zotit Shehu se në këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që sapo foli këtu, thjesht e vetëm kjo që sapo dëgjuat e shumë fjalime të tjera duken si turpërime dhe në fakt është e pa kuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe.

Erdhe si cjapi te kasapi o Sali sot, kisha kohë që të prisja të t’i thoja dy fjalë për këtë çështje, por gabim kemi bërë që nuk i kemi hapur më parë këto peta byreku me ty.

Genocidi është ushqyer me naftën prej teje Sali e në fund, më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot, më 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedia Nju Jork Times publikoi një raport ku thuhet Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Zv Presidenti amerikan e thoshte.

Ajo Sali gazeta letër higjenike që ti quaje. Në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë në përfundimin që Shqipëria po thyen embargon.

Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. Ti nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim.