Kapiteni i Kombëtares së Italisë në futboll, Giorgio Chiellini, planifikon të tërhiqet nga skuadra pas ndeshjes kundër Argjentinës në Londër, më 1 qershor.
“Nëse jam në formë, do të luaj dhe do t’i jap lamtumirën kombëtares në Wembley, ku arrita kulmin e karrierës sime me axurrët dhe mbase gjithë karrierës sime”, tha Chiellini, duke iu referuar titullit të kampionatit evropian të Italisë verën e kaluar.
37-vjeçari Chiellini kishte planifikuar të vazhdonte të luante për ekipin kombëtar gjatë Kupës së Botës në fund të këtij viti, por planet e tij nuk po realizohen pasi axurrët nuk arritën të kualifikoheshin në turneun në Katar.
Ndeshja “Finalissima” në stadiumin Wembley luhet midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut.
Chiellini është i gjashti në listën e të gjitha kohërave të Italisë me 116 paraqitje.
Kontrata e Chiellini-t me Juventusin skadon pas sezonit të ardhshëm, por thuhet se ai nuk po planifikon të qëndrojë në Torino dhe se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në SHBA.