Vëllezërit Veshaj kanë qenë të pranishëm mëngjesin e sotme në ‘Wake Up’ në Top Channel, ku kanë dhënë detaje më shumë rreth emisionit të tyre më të ri ‘Më lër të flas’. Përveç emisionit, Donaldi ka treguer edhe për eksperiencën e tij pas BBV, ku është shprehur se disa ‘vese’ e kishte të vështirë ti largonte edhe pse nuk ishte më nën vëzhgimin e kamerave.
Ai tha se edhe një muaj pasi doli nga shtëpia, tentonte të fikte mikrofonin sa herë shkonte në tualet dhe që lahej me mbathje.
Të ka ndodhur ndonjëherë të ishe në tualet dhe të harroje hapur mikrofonin? Donaldi: Në momentin që kam dal nga shpia, edhe një muaj më vonë sa herë që shkoja në tualet vendosja dorën tek vendi ku kisha mikrofonin, për ta fikur. Edhe nja tre a katër dit më mbrapa pasi dola nga shtëpia e Bigut, lahesha me mbathje, më ishte bërë ves.
Pse titulli më lër të flas? Donaldi: Në Top Channel duan këtë pjesën letrate ndërsa ‘Më li të flas’ ishte zhargon. Unë doja të bëja diçka dhe Lori duhej të ishte patjetër aty për ta realizuar. Kemi punuar vërtet fort për pjesën e parë.
Çfarë tha mami dhe babi pas emisionit? Donaldi: Babi ka qenë gjithmonë pranë nesh kur xhirojmë, por këtë herë nuk ishte. U ndje pak keq por kur e pa sigurisht që i pëlqeu. Ne nuk donim ta lodhnim prandaj nuk e morëm. Të premten u mblodhëm të gjithë në shtëpi.