Kryeministri Edi Rama ka folur pas vizitës në Hagë në paraburgim që i bëri ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
“Ishte një vizitë, ishte një çmallje e nevojshme, Thaçi e gjeta në top formë i bindur mbase dhe më shumë se para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës Çlirimtare dhe të idealit të ushtrisë.
Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë, dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë”, tha Rama.