Administrata e Biden po përgatitet të dërgojë armë më të fuqishme në Ukrainë si pjesë e një pakete të re javën e ardhshme, sipas CNN.

Në veçanti, këto janë sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi, Sistemi i Raketave të Lëshimit të Shumëfishtë ose MLRS, të cilat Volodymyr Zelensky i ka kërkuar prej disa kohësh.

Armët, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të lëshojnë një breshëri raketash për qindra kilometra, shumë më larg se çdo sistem tjetër që ka aktualisht Ukraina dhe, sipas Kievit, kjo mund të jetë një pikë kthese në luftën e tyre kundër Rusisë.

Një sistem tjetër i kërkuar nga Ukraina është Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë ose HIMARS, i cili është më i lehtë se Mlrs, por i aftë për të gjuajtur të njëjtin lloj municioni.

“Deri më tani Biden e kishte shmangur dërgimin e këtyre sistemeve nga frika se Ukraina mund t’i përdorte ato për të sulmuar brenda territorit rus duke rezultuar me një reagim nga Moska”, thanë burimet.