Nga 16 maji nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës në fluturimet brenda Bashkimit Evropian.
Kështu parashikojnë udhëzimet e reja për sigurinë e udhëtimit, të hartuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc) dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (Aesa).
Megjithatë, pajisja mbrojtëse rekomandohet ende fuqimisht për ata që kolliten ose teshtijnë dhe, sipas udhëzimeve, “ajo mbetet një nga masat mbrojtëse më të mira kundër transmetimit të Covid-19”.
“Duke nisur nga java e ardhshme, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në udhëtimet ajrore në të gjitha rastet, në përputhje me kërkesat në ndryshim të autoriteteve kombëtare në të gjithë Evropën për transportin publik,” tha drejtori ekzekutiv i EASA Patrick Ky.
Ndër të tjera drejtori i ECDC Andrea Ammon tha: “Edhe pse rreziqet e infektimit mbeten, ne kemi parë që ndërhyrjet dhe vaksinat kanë lejuar që jeta jonë të kthehet në normalitet. Edhe pse përdorimi i detyrueshëm i maskës në të gjitha situatat nuk rekomandohet më. , është e rëndësishme të kihet parasysh se, së bashku me distancën fizike dhe higjienën e mirë të duarve, do të jetë e mundur reduktimi i transmetimin.”