Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, pas disfatës 4-0 që Manchester United pësoi ndaj Brighton.
Hera e fundit që portugezi ka munguar në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ka qenë në sezonin 2002-2003, ose e thënë ndryshe, 19 vjet më parë, kur luante me Sportingun e Lisbonës.
Pas atij sezoni, Cristiano nisi aventurat me United, Real dhe Juve, ekipe me të cilat ka luajtur gjithmonë në Champions.
Tashmë, që të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, Cristiano duhet të ndryshojë skuadër.