Ajo ishte në gjendje të ndalonte luftërat, të miqësohej me presidentët, të ndërtonte një perandori globale të jetimoreve dhe të lironte të burgosurit e sëmurë nga burgu. Megjithatë, Nënë Tereza gjithashtu mbuloi problematikat më të mëdha të kishës katolike dhe dukej më e tërhequr nga varfëria dhe dhimbja, se sa në fkt të ndihmonte njerëzit dhë të mundësonte larimin e tyre nga varfëria.

Ky është pretendimi në një seri të re dokumentaresh tre-pjesëshe në Sky, me titull “Mother Teresa: For The Love Of God”.
Në këto dokumentarë është marrë prononcimi i disa nga njerëzve më të afërt të saj dhe kritikëve më të hidhur. kjo seri dhe shërben si një rivlerësim i plotë i një prej grave më të famshme të shekullit të kaluar.

Agnes Gonxha Bojaxhiu, lindi në Shkup, tani Maqedonia e Veriut, në vitin 1910.
Babai i saj u nda nga jeta kur ajo ishte tetë vjeç, duke e zhytur familjen në varfëri. Ajo u ngushëllua në kishë dhe në moshën 12-vjeçare, vendosi të bëhej murgeshë. Në moshën 18-vjeçare ajo shkoi në Dublin për t’u bashkuar me urdhrin e Motrave Katolike të Loretos dhe një vit më vonë u transferua në Kalkuta, për t’u bërë mësuese.

Dëshmimi i mjerimit dhe vdekjes së shkaktuar nga uria e Bengalit të vitit 1943, kur dhjetëra trupa të vdekur mbetën të shtrirë në rrugë, pati një ndikim të thellë tek ajo dhe tre vjet më vonë ajo pretendoi se Jezusi i foli asaj në një tren, duke i dhënë udhëzime të reja.

“Unë do të largohesha nga manastiri dhe do të ndihmoja të varfërit. Ishte një urdhër. Të dështosh do të ishte thyerje e besimit,” shkroi ajo më vonë.

Kisha i dha lejen për të nisur urdhrin e saj, Misionarët e Bamirësisë, dhe ajo zgjodhi një veshje të re për pjesëmarrëset e këtij urdhëri: një sari i thjeshtë i bardhë pambuku me një shirit në ngjyrën blu.

Që në fillim, dhembshuria dhe sharmi i saj ishin të binjakëzuara me një qëndresë të parezistueshëm.

Navin Chaëla, një nëpunëse civile që u bë një mike e ngushtë e Nënë Terezës, e dëshmoi këtë kur i kërkoi një toger-guvernatori rajonal një tokë ku mund të kujdesej për njerëzit e sëmurë me lebër. Ajo e përloti guvernatorin dhe iu dha më shumë se dyfishi i tokës që ajo kishte shpresuar.

“Ajo kishte dinakërinë e një fshatari. Ajo ishte shumë e përqendruar, pak kokëfortë. Rashë menjëherë në dashuri me të,” kujton Navin.
Fjala filloi të përhapej dhe në vitin 1969 një ekip dokumentarësh i BBC filloi të hetonte.
“Nuk e dija nëse të neveritësha apo të qaja. Përvoja e atyre vendeve ishte pothuajse e tepërt për t’u duruar. Këtu ishte kjo murgeshë që kishte marrë përsipër atë që shumica e njerëzve do të shmangnin. Ajo ishte një grua mjaft e jashtëzakonshme. Mendova, ‘Le të përpiqemi ta vendosim në vëmendje’. Kur doli dokumentari, të gjithë u çmendën,” kujton producenti Peter Chafer ditën kur ajo i mori ato në misionet e saj.

Ajo u bë një personazh i famshëm brenda natës, u derdhën të ardhura dhe në 1979 ajo fitoi Çmimin Nobel për Paqen. Por a ishte gjithçka ashtu siç dukej?

Seriali tregon se kishte probleme që nga fillimi që doktori britanik Jack Preger punoi me urdhërin e saj të bamirësisë dhe u trondit nga ajo që pa.
“Murgeshat nuk po jepnin kujdesin e duhur. Gjilpërat përdoreshin vazhdimisht të pasterilizuara. Një gruaje me djegie iu refuzuan ilaçet kundër dhimbjeve, unë i futa kontrabandë disa për të. Ata kishin para për të drejtuar një spital të mirë për njerëzit e varfër, por nuk e bënë kurrë. Ata thanë: Ne do të lutemi për lehtësimin e dhimbjes pa ofruar trajtim,” deklaroi ai.

Dhimbja nuk ishte vetëm një nënprodukt i punës së saj, por një pjesë integrale e saj. Murgeshat u udhëzuan të rrihnin veten dhe të mbanin zinxhirë teli me thumba.

“Shpirtshmëria e saj ishte e lidhur me Jezusin në kryq. Ai dha jetën e tij në dhimbje dhe ajo besonte se të jepte veten me vuajtje ishte vlera më e madhe. Ideja ishte se vuajtja e shpengonte dhe e shpëtonte botën”, tha Mary Johnson, e cila punoi me Nënë Terezën për 20 vjet.

Deri në vitet 1980, profili i saj nuk kishte qenë kurrë më i lartë. Ajo kërkoi një armëpushim në Bejrut në vitin 1982 për të shpëtuar disa jetimë, dhe çuditërisht kjo ndodhi.

Tre vjet më vonë ajo liroi të burgosurit që vdisnin nga SIDA në një burg të Nju Jorkut. Deri tani rreth 100 milion paund në vit hynin në organizatën e saj, por shumica e tyre paguhej në bankën e Vatikanit.

“Ajo mendonte se të qenit e varfër ishte mirë sepse Jezusi ishte i varfër. Është skizofrenike si mednim”, thotë Mary Johnson.

Dekada e fundit e jetës së Nënë Terezës ishte ndoshta më e vështira.

Ajo po luftonte me pleqërinë, por kisha po i bënte thirrje për të ndihmuar në shpëtimin e saj nga skandali në rritje i abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.