Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka paditur për shpifje deputetin e PD-së Agron Shehaj. I pyetur në News 24 për akuzat e bëra nga deputeti i opozitës në lidhje me cështjen e Butrintit, Gjiknuri i cilësoi ato shpifje dhe deklaroi se tashmë ka depozituar në gjykatë dhe padinë.
“Unë kam vajtur në gjykatë për shpfije ndaj z. Shehaj se ai thotë se unë kam interesa aty dhe ai është çuni I xhaxhait etj. Së pari njëherë kjo është injoranca më e madhe, ajo objektivisht nuk qëndron, ai nuk është i asaj lidhje të afërt familjare që pretendohet aty. E dyta nuk e di se çdo njeri që merret me biznes dhe ka mbiemrin tim dhe s’ka përfituar asgjë nga shteti përbëka problem. Por kjo më jep një siguri që nuk ka për të thënë asgjë kundra ndaj meje që dhe gjurmojnë çdo njeri që ka mbiemrin tim.
Po me z. Shehaj po merrem në Gjykatën e Tiranës. Kam dorëzuar padinë për shpifje. Z Shehaj të shkojë të vërtetojë atje deklaratat që ka bërë dhe shkeljet apo përfitimet që mund të kem bërë unë nga ajo që më ka akuzuar. Unë e kam bërë dhe ndaj personave të tjerë dhe i kam fituar”.