Një nga emrat më të nxehtë në merkaton e futbollit është ai i Frenkie de Jong. Për mesfushorin e Barcelona-s flitet prej ditësh për një transferim të mundshëm te Manchester United, që nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Erik ten Hag, ish-trajneri i lojtarit tek Ajax-it.

Megjithatë, gjatë këtyre orëve, e përditshmja The Sun ka dhënë lajmin e bujshëm se mesfushori i datëlindjes 1997-të mund të injorojë Djajtë e Kuq dhe ish-trajnerin e tij… për Manchester City-n.

Nga sa mësohet, për shkak të domosdoshmërisë së Barcelona-s për të mbushur arkat, De Jong mund të shitet te Citizens, me lojtarin që do të hiqte dorë nga 6 milionë eurot që i detyrohen akoma katalanasit.

De Jong preferon të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye duket se do të refuzonte Ten Hag-un dhe Manchester United për të shkuar te rivalët e City-t.