Grupi parlamentar i PD, përmes një deklarate thotë se tërheqja e Partisë Socialiste nga marrëveshja për ndërtimin e një procesi të përbashkët parlamentar për zgjedhjen e Presidentit, provoi që Edi Rama nuk do një President të gjithë shqiptarëve. Ata shprehen se do të mbeten të angazhuar në vullnetin për një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri.
Duke iu përgjigjur akuzave të PD-së, ministrja Elisa Spiropali u shpreh në studion e “ABC Live” se Enkelejd Alibeaj, por vepron si Lulzim Basha që pretendonte se kishte vota.
“Duhet të flasim për emra konkretisht se jemi në prag të raundit të trete. Kemi ende kohë që opozitë të propozojë emra” tha Spiropali.
Por a e ka prishur marrëveshjen mazhoranca, duke pasur ekskluzivitetin për raundet e tjera?
Elisa Spiroplai u shpreh se kushtetuta e ka përcaktuar një rregullore të tillë, për raundet e tjera. Sipas saj opozita ka ende kohë për të sjellë emra, por një pjesë e pakicës nuk mund të kushtëzojë shumicën. Më tutje, Spiropali u shprehe se Enkelejd Alibeaj po i ngjason Lulzim Bashës, me akuzat e tij që bënë kundër mazhorancës.
“E dëgjoj shpesh Alibeajn që thotë qeveri ilegjitime, por këto tingëllojnë si zoti Basha që pretendonte votat në tavolinë.” tha Elisa Spiropali.
Sipas Spiropalit, opozita është ende në kohë që të sjellë emrat e saj për garën Presidenciale.
“E thotë ligji, por gatishmëria ka qenë maksimale. Të uleshim dhe të flisnim. Ne nuk kemi sot asnjë propozim shkresor nga PD. Kemi vetëm thashetheme. Mungon një proces i brendshëm. Ne u kemi thënë se kur të doni në cdo orë të natës apo të ditës të ulemi të bisedojmë. Ata mund të sjellin emra dhe nëse i përmbush pritshmëritë jemi të gatshëm ta mbështesim me të 74 votat tona.”
“Ata vijnë dhe thonë hajde se keni 4 emra. Dhe të japin 4 emra dhe të thonë cilën prej tyre do zgjidhni. Por jo kështu. Duhet të sillni ju dhe ne emra dhe ti diskutojmë dhe jo vetëm ju.”
“Ka qenë një patatet e nxehtë brenda tyre. Dhe të mos duket një shkërrmoqje brenda grupit, kanë hequr dorë nga ky proces. Por probleme të rënda brenda tyre po reflektojnë edhe në këtë proces. I bëjnë presione njëri tjetrit për marrje apo mos pjesëmarrje. Dhe janë të gatshëm ta shpallin armik njëri tjetrin” tha Spiropali.