Politikania e djathtë Grida Duma është me e preferuara e votuesve demokratë për të marrë drejtimin e partisë. Sipas një sondazhi të fundit të Euronews, Duma renditet e dyta mes tetë kandidatëve.

I pari është ish-kryeministri Sali Berisha, edhe për shkak të besimit që ai gëzon në bazë si lideri historik i kësaj force politike. Por nëse do të krahasojmë të gjithë politikanët e tjetër, më të përfolurit dhe publikisht, Grida Duma kryeson.

“Nëse do të kishit mundësi të votonit për kryetarin e PD-së, cilin do të votonit?” Kjo është pyetja për të votuesit demokratë, të cilët kanë zgjedhur Grida Dumën, duke lënë pas emra si ish-kryetari Lulzim Basha, Enkelejd Aliebaj, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi.