Një peticion kundër sjelljes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka dështuar duke mos arritur të kalojë as 7 mijë firma për më shumë se një javë nga momenti i publikimit.
“Newsbomb” bën të ditur se ndonëse peticioni u mbështet nga figura publike si ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe avokatja Adriana Kalaja, peticioni që kritikon sjelljen e Yuri Kim me pretendimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit, nuk ka arritur të marë mbështetje të gjerë.
Për shkak të kësaj, mesa duket nismëtarët e peticionit kanë vendosur të bëjnë thirrje publike për ndihmë përmes ekraneve. “I kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ta firmosin peticionin. Kushdo që ndan të njëjtin mendim me ne të na bashkohet”, tha nismëtari i peticionit.