Mesa duket Dojna është bërë pak nostalgjike këto ditë pasi ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kujton punën e saj të parë.
Puna e saj e parë ishte pikërisht në radio që ajo e dashuronte dhe kishte një rrogë modeste prej 20 mikë lekësh. Kjo madje pas 6 muajsh provë pa pagesë.
Foton e postuar ajo e ka shoqëruar me përshkrimin-“Puna ime e parë, radio,19 vjeç! Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lekë dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: “Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!” Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda”.
Fotoja është bërë në “Top Albania Radio”, 10 vite më parë. Shumë gjëra kanë ndryshuar nga atëherë sepse sot Dojna është një nga moderatoret më të njohura në vendin tonë. Ajo tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Dojna u martua javë më parë me këngëtarin Vlashent Sata dhe tani presin të bëhen prindër për herë të parë.