Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion lekësh për ish-deputetin demokrat Mark Marku për shkak të problemeve shëndetësore.

Në vendimin e qeverisë të datës 29 Prill thuhet se ky shpenzim do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Panorama.al mëson se Marku i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër në një spital privat në Tiranë. Pas operacionit, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vendimi

Vendim për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2022, të ndryshuar dhe në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2022 me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi”

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku në masën 1 014 000 (një milion e katërmbëdhjetë mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.