Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot foton e mjekes Anika Dokle, si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për profesionin.
“Dr. Anika Dokle gëzon respektin e shumë prindërve, nga e gjithë Shqipëria, që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin “Koço Gliozheni””, tha Manastirliu.
“Gjithnjë e papërtuar, dr. Anika i ka shërbyer nënave të reja dhe të porsalindurve me shumë profesionalizëm, kurajë e përkushtim, edhe në ditët më të vështira të sfidave të mëdha të tërmetit dhe pandemisë”, shprehet ministrja.