Real Madrid-Kylian Mbappe duket e kryer, mbase jo. Situata është aq e ndërlikuar dhe e paqartë, duke sjell pështjellim rreth të ardhmes së tij, informacionet janë të ndryshme, nga media të ndryshme, shpesh edhe shumë kontradiktore.
Ky diskutim nisi verën e shkuar, vijoj në janar dhe tashmë është në hapat e fundit, ka dhe media të cilat flasin se zyrtarizimi pritet të vijë këtë të diel, ose në ditën e para të muajit qershor, pa nisur grumbullimin me përfaqësuesen franceze.
Pas refuzimeve të shumta për të rinovuar kontratën, Al-Khelaifi, presidenti i PSG, po bën dhe një tentativë të fundit: 50 milionë euro në sezon, (10 më shumë se sa i ofron Real Madrid), 200 milionë euro bonus në momentin që do të hedh firmën(Real Madrid i ofron 130 milionë euro) dhe 100% të drejtat mbi imazhin(Real Madrid i lejon vetëm 60%).
Këto shifra të çmendura këtë herë kanë vendosur jo pak në siklet drejtuesit e Real Madrid, nuk janë më të sigurt nëse Mbappe do të mbajë fjalën për të veshur fanellën e bardhë. Mbappe i ka kërkuar më shumë kohë Real Madrid, por pas të dielës, sfidës se fundit me PSG në Francë, Mbappe pritet të bëj publik vendimin e tij.