Djali i mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën në luftën ndaj COVID, pasi u infektua, ka marrë statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’. E ëma e mjekut e përlotur tha se zemra e nënës do jetë gjithmonë e plagosur, por, fëmijët e tij do të ndjekin rrugën e babait të vet dhe do të ndihen krenar.
‘Unë jam nënë dhe zemra e nënë sështë shumë e plagosur, por këto nderime e vlerësime për djalin tim, i nxorri në pah edhe qeveria. Por ky status që jepet sot ishte më i rëndësishëm dhe më mallëngjyes, pasi këto fëmijë jetim do të ecin në rrugën e baballarëve, se janë gjak i atyre. Prindërit i kanë lënë emër, i kanë lënë histori. Qeveria nuk i la pas dore vlerat e djalit tim.’- tha nëna e mjekut Drini Dobi.