Ajo ka pushtuar skenat në të gjithë Evropën në turneun e saj ‘Future Nostalgia’. Dhe Dua Lipa e shfrytëzoi sa më shumë kohën në Itali, teksa shijoi një akullore në Firence. Këngëtarja 26 vjeçare dukej yll e bukur e veshur me një mini-fund dhe xhaketë sportive ngjyrë krem.
Dua nxori në pah barkun e tonifikuar duke zgjedhur të lidhte xhaketën me një buton të veçantë dhe e shoqëroi veshjen me një palë vathë në formë piruni. Ajo mbante një çantë të vogël rozë me tema dhe një palë taka stiletto të zeza.
Për të kompletuar look-un e saj, krijuesja e shumë hiteve i kishte kapur flokët e saj brune në një topuz elegant dhe të çrregullt me një makeup natyral. Ajo është fotografuar me miqtë e saj teksa shijojnë nga një akullore si gjithë njerëzit e tjerë. Epo, Dua e ka vërtetuar disa herë se i pëlqen jeta e thjesht dhe jo ekstravagante prej VIP-i.
Më herët, këngëtarja shkëlqeu në skenë ndërsa performoi hitet e saj në ‘Halle Tony Garnier’. Këngëtarja e ‘Hotter Than Hell’ u shfaq me një body ngjyrë argjendi. Në pjesën e bustit veshja kapej me disa kapse.
Në një moment tjetër gjatë koncertit të saj, ylli i muzikës pop veshi kostumin e saj të turit, jupsuitin rozë. Koncerti dhe dalja e saj e fundit vijnë pasi fansat në Milano u bënë dëshmitarë të një incidenti ku Dua u rrëzua teksa performonte në skenë.