Në sallën COD të Kryeministrisë u bë dhe prezantimi i trofeut të Kupës së Botës në Tiranë, për t’u parë nga afër prej futbolldashësve.

Por gjatë prezantimit të saj ku merrte pjesë dhe Kryeministri Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kreu i FSHF-së Armand Duka është tradhëtuar nga celulari i tij.

Teksa të gjithë po dëgjonin fjalimet e kampionit të botës Gilberto Silva, Presidenti I FSHF-së u kap mat duke dëgjuar edicionet e lajmeve që flisnin për Erion Veliajn.

Kjo shkaktoi jo pak të qeshura nga të pranishmit në sallën COD, ndërsa vendosi në siklet Presidentin Duka.

Edhe pse zgjedhjet për FSHF tashmë kanë përfunduar, me sa duket Dukës I ka mbetur mendja ende tek Erion Veliaj.