“Shpresoj që të luajë me ne sezonin tjetër”. Kështu i është përgjigjur drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, gazetarëve kur u pyet për transferimin e mundshëm të Dybala.

Inter CEO Marotta when asked on Paulo Dybala’s next club: “The hope is that Dybala can play with us at Inter next season”. 🚨🇦🇷 #transfers pic.twitter.com/iv5izoOOI5

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2022

Futbollisti argjentinas la Juventusin pas përfundimit të kontratës, teksa akoma nuk ka zgjedhur destinacionin e ardhshëm. Një nga mundësitë është edhe ekipi zikaltër, për vetë faktin se aty ka disa shokë nga Argjentina, si Lautaro, apo edhe Correa. Firma me sulmuesin anësor padyshim se do ishte një goditje e madhe në merkaton e Interit.