E ardhmja e Romero Lukakut vazhdon të diskutohet, pasi shumë zëra e kanë lidhur sulmuesin belg me një largim nga skuadra e Chelsea.
Në lidhje më këtë temë ka folur edhe agjenti i njohur, Federico Pastorello, i cili në një inervistë për “La Repubblica” , i cili ka theksuar se lojtari që ka në menaxhim për momentin është i fokusuar të mbyllë sezonin me blutë e Londrës.
“Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka patur një problem. Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera”.
Kohët e fundit është folur për një rikthimit të belgut në Itali: “Shumë zhurmë për asgjë. Ai i ka përzemër klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen.
Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime merkatoje me Milanin apo Interin. Duhet të presim”, ka thënë mes të tjerash Pastorello.