Aktivisti i Shoqërisë Civile, Leart Kola ka ironizuar të gjithë ata që më herët kishin shpallur hero Presidentin malazez Djukanoviç i cili doli kundër Ballkanit të Hapur, ndryshe nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic i cili e mbështet këtë nismë.

Me anë të një reagimi në Twitter, Kola sjell në vëmendje për të gjithë ata që e kanë harruar faktin që Djukanovic, ka qenë pikërisht ai që ka ndihmuar Millosheviçin madje edhe më shumë se Vuçiç në luftën kundër shqiptarëve.

 

Kola shkruan se në disa momente kyçe ai e ka ndihmuar edhe me ndihmën e Sali Berishës kur në lojë ishte nafta kontrabandë nga Shqipëria që përdorej për mjetet serbe të luftës.

“Me karar lëvdata se e mbani veten si gardianë të historisë”- ironizon Kola.

Postimi i plotë: 

“Nuk dua tju lendoj sedren e nacionalistit, por historia na fakton qe Djukanovici e ka ndihmu Milloshin me shume se Vucici ( ne disa momente kyce dhe me ndihmen e Sales tone kur ishin kontrabandiste nafte) Keshtu qe me “karar” levdatat se e mbani dhe veten si gardiane te historis”