Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë Arrës.
Nëna bashkë me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Gazetari Armir Mehaj tha për BalkanWeb se Sidorela Kola 18vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç humbën jetën.
Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën,