Dashi
Mos u përpiqni të përfundoni gjithçka gjatë ditës së nesërme. Do të jetë një ditë e ngarkuar me punë dhe rekomandohet të kërkoni ndihmë për të përfunduar më shpejt. Nëse jeni në kërkim të një profesioni të ri, përpiquni fort dhe mos hiqni dorë nga vështirësitë e para që mund të përballeni.

Demi
Do të keni dëshirë të qëndroni në shtëpi dhe vetëm të relaksoheni. Në fakt, ju duhet të rifitoni energjitë pas një jave mjaft të lodhshme. Shanset për të takuar dikë me rëndësi në jetën tuaj nesër është e vështirë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për një takim romantik në mbrëmje.

Binjakët
Binjakët nesër do të marrin eksperiencë nga brezi i vjetër. Dëgjoni gjithçka që thonë prindërit tuaj apo të afërmit pasi janë këshilla që do t’ju vijnë mjaft në ndihmë. Në mbrëmje mund të përballeni me disa të papritura. Shmangni udhëtimet e gjata.

Gaforrja
Mos lejoni që dramat e së shkuarës t’ju prishin ditën. Qëndroni pranë miqve tuaj të ngushtë dhe organizoni një plan së bashku. Shmangni bisedat e zjarrta, pasi situata mund të mos jetë në favorin tuaj. Sjellja juaj do të parandalojë disa probleme në familje.

Luani
Mos u përpiqni të jepni këshilla nesër, pasi rekomandimet tuaja mund t’ia vështirësojnë një çështje të caktuar dikujt që po tentoni të ndihmoni. Fokusohuni në çështjet tuaja personale ose tek partneri/partnerja juaj. Ndërsa beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos i tregojnë planet e tyre, madje as miqve të ngushtë.

Virgjëresha
Dita e nesërme mund të rezultojë problematike për shkak të gjendjes suaj emocionale. Ekziston rreziku që t’ju anulohen disa plane ose t’ju shtyhen për një kohë të pacaktuar. Parashikohet fat nëse keni ndërmend të bëni blerje të rëndësishme.

Peshorja
Është dita e duhur për tu marrë me një çështje punësimi me të cilën po përballeni. Ka gjasa të gjeni disa ide të përshtatshme për një burim të qëndrueshëm të të ardhurave. Sa i përket marrëdhënieve personale, nuk parashikohet të keni fat. Ekziston mundësia për mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi
Mund të keni surpriza gjatë ditës së nesërme, veçanërisht sa i përket marrëdhënieve personale. Mund të nisni marrëdhënie të re. Ndërsa për ata që janë në një marrëdhënie, është dita e duhur për të shprehur dashurinë dhe për të ndërmarrë vendime të rëndësishme për jetën tuaj. Bëni durim dhe kujdes me financat.

Shigjetari
Shigjetarët kanë shansin nesër të zgjidhin disa probleme me të cilat kanë kohë që përballen. Kini besim në vetvete dhe shpresoni se do t’ia dilni. Ekziston mundësia për tu konfliktuar me partnerin/partneren tuaj por mund ta shmangni këtë nëse dëgjoni edhe opsionet e personave rreth jush.

Bricjapi
Besimi i madh në vetvete mund t’ju kthehet në rrezik nesër, sidomos nëse bëhet fjalë për probleme shëndetësore. Megjithatë eksperimentet e vogla në fushën e financave janë të pranueshme. Shmangni blerjet e tepërta.

Ujori
Ndiqni zemrën dhe udhëtoni nesër. Vizitoni miq apo familjarë që jetojnë larg jush pasi do të kaloni momente mjaft të këndshme. Bëni kujdes gjatë bisedave këtë të mërkurë, përdorni taktin në mënyrë që të shmangni një konflikt të mundshëm.

Peshqit
Përpiquni të shmangni pyetjet provokuese, pavarësisht se mund të keni kuriozitet të madh për ta bërë këtë. Në përgjithësi, nesër keni çdo shans për të qenë të lumtur. Kaloni disa momente në ambiente të hapura. Rekomandohet të përfshiheni edhe në sporte të ndryshme.