Elon Musk zbulon se ka mbledhur 7.14 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter.
Investitorët janë themeluesi i Oracle, Larry Ellison, platforma e kriptomonedhës Binance dhe firmat e menaxhimit të aseteve Fidelity, Brookfield dhe Sequoia Capital.
Shefi i Tesla-s është gjithashtu në bisedime me Jack Dorsey, themeluesin e Twitter, për të mbledhur fonde shtesë. Musk synon t’u japë aksionarëve aktualë mundësinë për të kontribuar me aksionet e tyre në operacion.
Për më tepër, sipas CNBC, Musk do të jetë CEO i Twitter për disa muaj pasi të përfundojë blerja.
Nga komunikimet në SEC del se Ellison do të kontribuojë me 1 miliard dollarë në ofertën e Musk për Twitter, ndërsa Sequoia për 800 milionë. Binance, e cila ka përfituar shumë nga pasioni i Musk për kriptovalutat, ka premtuar 500 milionë kundrejt 375 milionëve të Qatar Holdings dhe 316 të Fidelity.
Princi saudit al-Waleed bin Talal në vend të kësaj është zotuar të ruajë aksionet e tij prej gati 1.9 miliardë në Twitter pas marrjes së kontrollit.
Fondet e reja do të ndihmojnë Musk të zvogëlojë kredinë e tij të marzhit nga 12.5 miliardë dollarë në 6.25 miliardë dollarë, duke reduktuar në mënyrë efektive rreziqet që Musk mori personalisht për ofertën prej 44 miliardë dollarësh.