Enkelejd Alibeaj fton sërish deputetët e grupit parlamentar në një mbledhje në selinë e PD. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 pasdite.
Në fokus me sa duket do të jetë sërish emri i Presidentit të ri të Republikës, kur ende nuk ka asnjë dakordësi mes demokratëve.
“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.
Grupi parlamentar demokrat diskutoi dje për 3 orë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.
Gazetari Osman Stafa raporton se një numër i madh kandidatësh janë propozuar nga deputetët demokratë në mbledhjen ku marrin pjesë 26 prej tyre dhe Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar.
Ndërkohë, pas shumë diskutimeve, është Grupi Parlamentar i PD-së vendosi që të çoi për një fazë për një analizë më të thelluar vetëm 8 emra, duke hequr Lajla Përnaskën dhe Jorida Tabakun.
KANDIDATET QE DO KALOJNE NE FAZEN TJETER
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Leka Zogu
8.Visar Zhiti
Kandidatët QE U PROPOZUAN SI FILLIM
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska