Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “me shumë gjasa” do të ketë këtë javë një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin. ”Ankaraja ose Stambolli do të ishin pika e zgjidhjes për hapat që do të ndërmerren për të lehtësuar tensionin në Ukrainën Lindore”, u tha Erdogan gazetarëve, pasi fali namazin e Fitër Bajramit në Stamboll. ”Ne po ndërmarrim të gjitha llojet e hapave në procesin e përshpejtimit të evakuimeve në Ukrainë”, tha presidenti Erdogan.
Turqia deri më tani ka lehtësuar evakuimin e dhjetëra civilëve nga qyteti port i Ukrainës, Mariupol.
Duke vënë në dukje se pala ukrainase dhe ruse duan një mbështetje nga Turqia në eksportet e grurit, ai tha se këto çështje do të diskutohen me Putinin.
Ndërkohë, për sa i përket marrëdhënieve me Arabinë Saudite, presidenti tha se marrëdhëniet do të vijnë në një “pozicion shumë të ndryshëm tani” duke shtuar se ai e diskutoi këtë me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, në takimin e tyre dypalësh javën e kaluar.