Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka surprizuar me deklaratën e tij lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai ka deklaruar se do vendosë veton.
Dje, presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin, shpallën dëshirën për anëtarësimin e vendit në NATO.
”Helsinki duhet urgjentisht të aplikojë për anëtarësim në NATO”, thanë në një notë të përbashkët dy përfaqësuesit institucionalë.
Një vendim që shënon një ndryshim rrënjësor për vendin, i cili ka qenë gjithmonë neutral.
Pas këtij zhvillimi nga Finlanda një deklaratë tjetër erdhi dhe nga Suedia.
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde deklaroi se anëtarësimi në NATO do të kishte një efekt stabilizues dhe do të ndihmonte vendet përreth Detit Baltik, sipas skynews.
“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të rriste pragun për konflikte ushtarake dhe kështu do të kishte një efekt parandalues konflikti në Europën veriore.” është shprehur Ann Linde.
Ndërsa presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan duke iu përgjigjur pyetjevetë gazetareve në lidhje me këtë çështje pas namazit të xhumasë është shprehur:
”Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi një opinion pozitv. Më parë administrata para nesh ka bërë një gabim në NATO në lidhje me Greqinë. Si Turqi nuk duam të bjëmë në gabim të dytë në këtë drejtim. Vendet skandinave janë si bujtina për organizatat terroriste. PKK dhe DHKP-C janë strehuar në Suedi dhe Holandë. Edhe në parlamentet e tyre. Nuk është e mundur që ne të kemi një këndëvështrim pozitiv për këtë çështje’.
Ndërsa lidhur me takimin mes presidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Erdogan u shpreh:
”Nuk e di se çfarë deklaratash do të bëjë Biden. Duke parë gjithçka dhe veçanërisht deklarata e Bidenit, ne do të zbulojmë qëndrimin tonë’.