Hetimet e drejtësisë për të shkuarën e deputetit Kasëm Mahmutaj kanë hedhur dritë mbi një dosje të hershme të autoriteteve italiane lidhur me një sërë krimesh ku në skenë del edhe ish minsitri Fatmir Mediu.

Nga faksimilet e siguruara nga gazeta “TemA”, kreu i Partisë Republikane akuzohet si bashkëpuntor i vëllezërve Mahmutaj të dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

Nga hetimet intensive të drejtësisë italiane, të sjella në vëmendje nga gazeta “TemA”, ka konkulduar sesi Mediu ka krijuar akses për Kasëm Mahmutajn dhe të villain Gazmend Mahmutaj për të kaluar transit në vendin fqinj.

Në vendimin që mban datën 18 mars 2002 të gjyqtares Mariolina Panasiti, Mediu ndalohet të mbajë funksione shtetërore së paku për 5 vite.

Ky vendim i fshehur nga deputeti nuk u zbatua asnjëherë pasi pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, ish kryeministri Sali Berisha shpërbleu Mediun me post ministror.

Së fundmi, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e deputetit Kasëm Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, ka rezultuar me një sërë pronash të dyshimta.

Tashmë, 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit të Partisë Demokratike në Berat, Kasem Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme,

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.