Fatbardh Kadilli është tërhequr nga kandidatura për kryetar i PD. I pranishëm në emisionin “Opinion” Kadilli tha se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje pasi nuk ka garë.

Komisioni i Rithemelimit njoftoi 7 majin afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të PD, proces zgjedhor i cili do të mbahet më 22 maj. Një hap prap në garën për kryetar bëri edhe Edvin Kulluri teksa deklaroi të mërkurën se parimet e vendosura nga ana e Komisionit të Rithemelimit, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e statutit.