Dashi

Sot do tregoheni tolerant me partnerin/en tuaj. Ka ardhur momenti për të luajtur dhe për të gjetur të vërtetën që prej kohesh ai/ajo po përpiqet t’ju fshehë. Beqarët do jenë të gatshëm të dalin në takime dhe do mund të nisin edhe ndonjë lidhje serioze. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të shpenzoni.

Demi

Ndërsa bëni programe për ditët në vazhdim ju që jeni në çift, sigurohuni që gjërat kanë mundësi të shkojnë ashtu si ju dëshironi. Merrni parasysh të gjitha detajet e mundshme. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe jeta ka për të ndryshuar falë takime që do realizojnë. Financat kërkojnë më shumë maturi.

Binjakët

Lidhja juaj me partnerin/en, do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë sot dhe do t’ju hapë horizonte të panjohura. Sot duhet të keni një komunikim të duhur me të. Beqarët nuk do preferojnë të dalin në takime, por do duan të qëndrojnë akoma me statusin që kanë. Në planin financiar gjithçka varet nga menaxhimi juaj.

Gaforrja

I keni të gjitha kushtet që të mos zhgënjeni kërkesat e njeriut tuaj të zemrës që i ka varur të gjitha shpresat tek ju. Mund të bëni shumë mirë rolin e dëgjuesit. Beqarët do dashurohen me një person që do njohin dhe jeta do ju ndryshojë totalisht. Kujdes me shpenzimet, financat paraqiten të paqëndrueshme.

Luani

Mund të shijoni frutet e një sakrifice personale që ka kohë që po ju shpenzon shumë energji, por duhet të jeni të gatshëm të përballoni një rrezik të vogël në çift. Beqarët nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë, por gjithsesi nuk duhet të dorëzohen. Në planin financiar do hasni vështirësi.

Virgjëresha

Do ta keni të vështirë të shmangni shpërqendrimin e vëmendjes, por kur bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj në çift duhet të ruani vetëkontrollin. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të pamenduara mirë sepse mund të zhgënjehen. Financat do favorizohen gjithë kohës nga Plutoni.

Peshorja

Saktësia do të jetë çelësi i gjithçkaje për ju të dashuruarit. Nuk mund t’i lejoni vetes të eksperimentoni, por duhet vetëm të përqendroheni në fakte dhe të vlerësoni mundësitë reale. Beqarët edhe pse do kenë një ditë të mbushur me takime, nuk do duan të ndryshojnë statusin. Financat parashikohen të mira.

Akrepi

Mos e lini veten të besoni se jeni skllav i një ingranazhi të rrezikshëm. E rëndësishme është të mos përfshiheni në disa çështje të dyshimta që mund të shkaktojnë debate me partnerin/en. Beqarët nuk ndihen ende gati për lidhje dhe do refuzojnë ftesat për takime. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Shigjetari

Ndoshta nuk jeni në pozicionin e përshtatshëm për të dhënë urdhra për partnerin/en, por mund të jepni shumë më tepër se sa ata që ju udhëheqin. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime për t’i krijuar vetes mundësi për njohje të reja. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Bricjapi

Duhet të ndërgjegjësoheni në momentin më të përshtatshëm për të braktisur një projekt që nuk mund të funksionojë më. Do bënit mirë të organizonit diçka me partnerin/en dhe të shkëputeshit për pak nga rutina. Beqarët do gjejnë personin e duhur dhe nuk do e mendojnë shumë gjatë për të nisur lidhje. Financat do stabilizohen.

Ujori

Aktiviteti normal i së përditshmes nuk duhet t’ju thithë brenda vetes. Keni nevojë për një surprizë që nuk do të mungojë t’ju zbavitë në mbrëmje, gjithmonë përkrah njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do marrin ftesa pa fund, por nuk duhet të nxitohen. Financat nuk paraqesin asnjë problem.

Peshqit

Është dita ideale për t’i dhënë një shtysë një situate në marrëdhënien tuaj në çift që duket sikur ka ngecur në vend. Përqendrohuni në kryerjen e atyre gjërave që keni premtuar të bëni. Beqarët nuk do jenë gati për të nisur lidhje, pavarësisht ftesave të shumta. Për financat ka për të qenë një ditë e begatë.