Horoskopi i Paolo Fox, Dashi:

Një ditë që fillon pak si ters, por do të keni mundësinë të rikuperoni gjërat në orët e pasdites. Në punë, situata është e qetë, të paktën për momentin.

Horoskopi i Paolo Fox Demi:

Këto janë ditë të vështira për ndjenjat, por merrni forcë. Në aspektin profesional është e dukshme se po punoni më shumë se zakonisht.

Horoskopi i Paolo Fox Binjakët:

Dashuria ende nuk po troket në derën tuaj, ndoshta do të ketë disa ndryshime por ato priten në verë. Puna vazhdon me ritme të larta, së shpejti do të ketë lajme në horizont.

Horoskopi i Paolo Fox, Gaforrja:

Hëna në tranzit është me të vërtetë një kurë për ju, shfrytëzojeni sa më shumë. Do të keni debate në punë, me kolegët tuaj.

Horoskopi i Paolo Fox, Luani:

Ndjenja të ngatërruara po përjetoni, por bëni pak durim, sepse një vorbull ku jeni përfshirë duket të jetë e bezdisshme. Profesionalisht jeni më i ngarkuar se më parë.

Horoskopi i Paolo Fox, Virgjëresha:

Ende ndjeni shumë pasiguri për partnerin/en tuaj, lëreni veten të lëshohet pas ndjenjave më shumë se pas logjikës racionale! Ju pëlqen të punoni shumë, por përpiquni të mos e teproni.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshorja:

Ditë relativisht e qetë, jeni në formë të shkëlqyer, e njëjta gjë edhe për ndjenjat. Në punë vërtet po jepni gjithçka, vazhdoni kështu.

Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi:

Dashuri që ikin e vijnë dhe ju po piqeni edhe sentimentalisht. Planetët janë në anën tuaj edhe në punë.

Horoskopi i Paolo Fox, Shigjetari:

Mos u dekurajoni nëse herë pas here shihni disa re që kalojnë në horizontin tuaj. Debate të mundshme me shefin tuaj gjatë pasdites.

Horoskopi i Paolo Fox, Bricjapi:

Dje ishte më mirë se sot, por nesër do të jetë më mirë se dje. Më besoni. E ndërkohë, për ata që kanë një aktivitet si të vetëpunësuar mund të ketë lajme të rëndësishme.

Horoskopi i Paolo Fox, Ujori:

Ditë reflektimi dhe meditimi, ndiqni vetëm dëshirat tuaja. Puna që bëni nuk do t’ju pengojë për asgjë.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshqit:

Ju gjithmonë ëndërroni, por nuk dini çfarë. Dashuria nuk është pjekur ende për ju dhe duket se deri në vjeshtë kështu do të jeni. Në punë shtrëngoni dhëmbët dhe do të shpërbleheni.