Mbërrijnë 35 ultras në portin e Durrësit për finalen e Conference League. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga 527 pasagjerë që erdhën sot nga porti i Barit me 2 tragete, 35 prej tyre kanë qenë tifozë të skuadrës së Romës, e cila do të ndeshet me Feyenoordin e Holandës.
Tifozët janë pritur të organizuar dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, por nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat.
Drejtori i policisë, Neritan Nallbati deklaroi se në Durrës priten rreth 500 tifozë italianë. Autoriteti Portual Durrës ka shpërndarë për tifozët katalogë komunikimi në 4 gjuhë.