Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga kriteret pse Tirana u përzgjodh si mikpritësja e finales së Conference League nga UEFA. Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Rama theksoi se grupi i UEFA-s që erdhi në kryeqytet pak kohë më parë vlerësoi pastërtinë e Tiranës.
“Tirana vazhdon të jetë e pastër. Një nga kriteret e grupit të inspektimit të UEFA-s në përcaktimin e Tiranës si vendi i finales ishte pastërtia. Pastërtia e Tiranës ishte një nga pikat, se natyrisht nuk mund ta bëjnë finalen në një qytet të papastër. Sigurisht, këto janë gjëra të vogla për ju, se ju merreni me gjëra të mëdha, por meqë jemi këtu dhe unë merrem me gjëra të vogla si pastërtia p.sh, po jua them këtë me kënaqësinë më të madhe”, theksoi Rama.