Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli për incidentet që shoqëruan një ditë para ndeshjes finale të Conference League Tiranën.

Ai tha se reagimi i policisë ishte perfekt në datë 24, pasi ju la të kuptonin tifozëve holandezë se këtu edhe mund të rrihesh por dhe arrestohesh.

Sipas tij ishte pikërisht sjellja e policisë në datë 24 ajo që bëri që data 25 ditën kur u luajt finalja të mos kishte incidente.

“Aktualisht janë vetëm dy tifozë holandezë të arrestuar, janë ata që dhunuan tifozët shqiptarë te “Usthari i Panjohur”. Tifozët holandezë nuk i frikësohen policisë, ata motivohen nga uniforma. Në përplasjen trup me trup, me fizikun që kishin ata dhe me fizikun që kanë forcat tona, dihet si shkon, ata policët tanë i marrin përpara. Dy shtetasit holandezë nesër dalin për masë sigurie. I kemi arrestuar i kemi çuar në burg. Përfshirë në të gjithë totalin, policia kishte një detyrë të vështirë, mënyra se si reagoi policia në datë 24, shpëtoi datën 25“, tha Hoxha.