Flotës së “Air Albania” do t’i shtohen edhe 2 avionë të tjerë “Airbus A320-200”. Avionët e rinj nuk do të merren nga aksioneri “Turkish Airlines”, por nga qiradhënësi “GA Telesis”.
Me dy “Airbus A320”, kompania e aviacionit me qendër në Tiranë blen për herë të parë makineri në tregun e hapur.
Sipas CH-Aviation.com, qiradhënësi ka gjithsej dhjetë Airbus A320-200. Pesë prej tyre janë në shërbim me “United Airlines” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë aktualisht presin për qiramarrës.
Nga këto, një A320 ishte e fundit në përdorim në “Onur Air” të falimentuar dhe ndodhet në Stamboll.
“Air Albania” fluturon kryesisht nga Tirana. Ndërkohë që nga aeroporti i Kukësit aktualisht ofrohen fluturime për në Bazel dhe Cyrih.
Në një datë të mëvonshme do të riaktivizohet edhe lidhja pa ndalesë me Stambollin.
Në korrik 2022, nga kryeqyteti i Shqipërisë do të shtohen linja të reja drejt Burgasit dhe Antalisë.