Fluksi i turistëve të huaj në Shqipëri ka arritur kulmin që në këto muaj të para të vitit. Shifrat i ka bërë të ditura kryeministri Rama i cili shprehet i sigurt që në këtë dekadë Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në këtë sektor.
Sipas grafikut që Rama ka publikuar, janë rritur ndjeshëm shifrat e fluturimeve për në vendin tonë.
“Kjo është për të gjithë ne një surprizë shumë e mirëseardhur, e cila do të thotë më shumë ekonomi, më shumë konsum, më shumë punë, më shumë të ardhura nga shërbimet dhe patjetër më shumë fluturime akoma në muajt që vijnë”- shprehet Rama.