Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim u takua të enjten në ambientet e ambasadës me gjeneralin Tod Wolters, Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë.
Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane thuhet se Wolters është takuar me marinsat që mbrojnë ambasadën e SHBA në vendin tonë.
“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë.
Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.