Demokratët shqiptarë paraqiten të “përçarë” edhe në festën e europianëve. Në koncertin që po zhvillohet në Teatrin e Operas dhe të Baletit në Tiranë me rastin e 9 majit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të dy grupimeve në PD, të cilët u munduan që të shmangin një takim me njëri-tjetrin.

Kështu më herët shkoi Lulzim Basha i shoqëruar nga Gazmend Bardhi dhe nga Agron Gjekmarkaj, ndërsa më pas dhe Oerd Bylykbashi e Belind Këlliçi.

Në këtë takim e pranishme ishte edhe Ina Zhupa.