Ronela Hajati, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2022 ka parakaluar në tapetin e kuq të Eurosong, me një beshje të veçantë shumëngjyrëshe dhe një kapele të kombinuar në perfeksion me mantelin.
Paraqitja e saj ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe gazetarëve ku dhe ka marrë komplimentet e tyre për lookun e veçantë.
“Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Evropë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj këtë mundësi jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, tha Ronela para gazetarëve.