Nëse deri dje Malllakastra nuk ka qenë pjesë aktive e destinacioneve të preferuara për fundjavat çlodhëse, së fundmi është shtuar një aset ku ja vlen të shkohet i shoqëruar me miqtë.
“Në fshatin Hekal të Mallakastrës, “Agroturizëm Bylis” është një investim familjar që me mbështetjen e qeverisë përmes AZHBR, është kthyer në një oaz të bukur ku mund të shijosh kuzhinën tradicionale e prej ku mund të shëtisësh përqark për të shijuar Bylisin antik, freskun e anëve të Vjosës e të tjera atraksione të këndshme të zonës”, shkruan Rama teksa shpërndan fotografitë.
Pas këtij investimi, fundjavat do të kenë një alternativë të re për të gjithë ata që nuk kanë mundur të eksplorojnë bukuritë e kësaj zone.
Ky destinacion pritet të shtohet në hartën turistike ku mallakastriotët do të presin më shumë mysafirë dhe do t’i përcjellin të kënaqur.