Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Gjermani, shkruan The Guardian.
Ai tha se kishte biseduar me Blinken për furnizimin e Ukrainës me armë.
“Më shumë armë dhe ndihma të tjera janë rrugës për në Ukrainë. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të siguruar që eksportet e ushqimit ukrainas të mbërrijnë te konsumatorët në Afrikë dhe Azi.
Falënderoj Sekretarin Blinken dhe SHBA-në për udhëheqjen dhe mbështetjen e palëkundur,” tha Kuleba në një mesazh në Twitter.