Kjo video tregon se si anëtarët e Komisionit plotësojnë procesverbalin për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD-së, ose më saktë të asaj PD-jë që kontrollohet nga Berisha.

“Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme.