Nga Arbër Hitaj
Nëse Berisha rikthehet kryetar, PD do të jetë një parti e vdekur politikisht. Ky është qëndrimi i fortë i aktivistit shqiptaro-amerikan Gary Kokalari. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Kokalari thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova të mjaftueshme për korrupsionin e Berishës dhe për këtë nuk kanë asnjë arsye pse ta tërheqin vendimin që e shpallën ‘Non grata’ ish-Kryeministrin. Kokalari thotë se edhe Meta është i korruptuar si Berisha dhe “ndoshta shpallet non grata kur të ikë nga Presidenca”
Besoj ju i keni ndjekur lajmet më të fundit që vijnë nga Tirana, sidomos nga Partia Demokratike, a keni një koment për ato?
Duket sikur Berisha ka bërë shumë progres në rrugën e tij për të marrë në kontroll Partinë Demokratike. Por ajo që nuk e kuptojnë demokratët është se me Berishën në krye PD do të jetë si një zombie, si një i vdekur që vetëm ecën kuturu. Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer shpinën atij, Bashkimi Evropian po ashtu, dhe Berisha është kthyer në shaka. Ky është një lajm i keq, sepse Shqipëria ka nevojë për opozitë. Këto lëvizjet e Berishës duket sikur po i sigurojnë Ramës pushtet edhe për 20 vitet që vijnë. Ky është lajm i keq sepse as unë dhe asnjë nuk është që Rama të qëndrojë në pushtet, duhet rotacion. Por Berisha po e bën të gjithë këtë për interesin e tij personal, për të ruajtur kokën e tij. Sepse ti themi gjërat hapur dhe si janë, ka probleme me korrupsionin, edhe pse ai insiston që jo. Por të gjithë në Shqipëri e dinë që ai është shumë i korruptuar si shumë politikanë të tjerë.
Në lidhje me rolin që kanë patur Shtetet e Bashkuara për këtë cështje, besoni se është mjaftueshëm apo duhet të bëjnë më shumë?
Është e qartë se ata kanë filluar atë që mund të quaja një lojë me letra, por kanë nxjerrë deri tani vetëm një letër, duke e sanskionuar Berishën dhe shpallur non grata, por nuk kanë nxjerrë letrën e radhës. Ata duhet të tregojnë provat që kanë ndaj tij. Në opinionin tim ata kanë shumë prova, dhe janë shumë publike dhe të qarta. Shikoni raportin e Berishës me mikun e tij Rezart Taci, dhe skemat korruptuese për Armon, apo edhe për Albpetrolin. Dhe ku është Taçi tani? Është një i arratisur nga drejtësia, ndërsa Berisha thotë që nuk është i korruptuar dhe nuk prova ndaj tij. Ka një mal me prova kundër tij. Departamenti i Shtetit nuk do ti tregojnë por jam i sigurt kanë shumë më shumë prova.
A besoni se zoti Berisha e ka marrë de facto drejtimin e PD, ndërsa nuk ka kundërshtarë?
Nuk e di, por në dijeninë time është një teknikalitet ligjor që kërkon zgjidhje. Por edhe nëse e merr, nga 50 deputet që ka PD shumica nuk e mbështesin, pra do marrë drejtimin e një partie të vdekur. Do jetë një parti politike zombie dhe Berisha do jetë kryetari i saj.
Po flasim në kuadër de facto, por a besoni e do të ndryshojë diçka nëse e merr drejtimin e partisë edhe de jure zoti Berisha?
Nëse do të bëhet kryetari i partisë, çfarë do të bëjë? Deputetët nuk e duan atë, nuk e dëgjojnë, ai është vetëm një njeri që flet, me një njëjtën retorikë te vjetër. Socialistët janë të korruptuar, korruptuar, thotë ai gjithë kohës. Edhe mund të jenë unë nuk e di, por ajo që di është se Berisha ka rekorde të qarta me korrupsion. Nëse do të drejtoj partinë do e bëj me ata gomerë që ka rreth vetës që i thonë sa i mirë është.
Po për pjesën tjetër të opozitës zotin Meta, që ka deklaruar se mund të jetë në krye të një lëvvizje të re politike pasi të largohet nga posti i Presidentin në muajin korrik?
Unë besoj se edhe Ilir Meta duhet të bëjë të njëjtën gjë si Berisha, dhe të zhduket në strofkullën e vetë bashkë me Berishën si dy gjarpërinj që janë. Ilir Meta duhet ta shikoj me shumë kujdes videon me Dritan Priftin që nuk besoj se ishte e manipuluar në asnjë moment apo mënyrë, unë e kam parë atë. Dhe jam i bindur se Ilir Meta është shumë i korruptuar. Problem është se në Shqipëri, Ilir Meta është në politike duke bërë para nëpërmjet korrupsionit për ti përdorur më pas për qëndrimin e tij në skenën politike. Besoj se gjëj më e mirë që mund të bëjë SHBA dhe Departamenti i Shtetit, është ta shpallin atë ‘non grata’, ndoshta janë duke pritur që të largohet nga zyra për ta shpallur, që do të ishte një vendim i mirë për Shqipërinë. Por kjo nuk mjafton duhet të publikohen edhe letrat e tjera, apo faktet si për Sali Berishën edhe për Ilir Metën.
Së fundmi zoti Berisha ka deklaruar në Kuvendin e tij, se partia e rithemeluar do të jetë më sovraniste dhe me konservatore, për kë besoni ju se e ka dhe për çfarë?
Unë besoj se këto janë disa argumente boshe, që i kanë ardhur nga një këshilltar për të sjellë vlerat konservatore në Shqipëri. Ky është një nga budallëqët më të mëdha që kam dëgjuar ndonjëherë. Është sikur të kërkosh të dërgosh çajin në Kinë. Vlerat konservatorëve, nuk ka nevojë ti propozojë një këshilltare. Shqipëria ka pasur kanunin shumë shekuj me parë, që ishte rregulluesin i zakoneve etj. Unë njoh shumë shqiptar, në SHBA apo kudo, në politikë, që kanë vlera shumë të forta konservatorë. Sidomos kur bëhet fjalë për familjen. Unë realisht nuk e kuptoj për çfarë e kanë fjalën. Është një e afërmja e imja, që unë nuk i përdor mbiemrin e familjes time, pasi ndihem i turpëruar nga ajo. Por zonja Angelakis që flet për vlera konservatore, ngjan me atë që vjen në Shqipëri dhe ju mëson si punon rrota. Është një nga gjërat më idiote që kam dëgjuar në jetën time. Shqiptarët nuk kanë nevojë për dikë që të vijë dhe tju tregojë për vlerat konservatore, ata janë.
Por përse janë duke e bërë këtë, duan ndoshta të afrohen më shumë me partinë Republikanë, për të influencuar në të ardhmen heqjen e non gratës për zotin Berisha?
Unë besoj se në thelb ata janë keq këshilluar, nga ndonjë person shumë idiot. Ata e kanë marrë këtë narrativë dhe mendojnë se do të funksionojë. Por jo. Por kjo nuk është SHBA, është një segment i njerëzve pranë Berishës që mendojnë se Donald Trump është zoti. Por Trump solli mos funksionalitet të madh politik në SHBA. Ju besoni se kjo do të ndihmojë Shqipërinë, që ka aktualisht shumë jo funksionalitet politik. Kjo është e gjitha pa kuptim.
Po në lidhje me të ardhmen, a besoni se zoti Berisha mund ti marrë ata deputet që ju thatë nuk i ka në kontroll?
Nga ajo që kuptoj unë shumë prej tyre nuk e duan Berishën. Shumë prej tyre duan raporte të mira ma SHBA, dhe për sa kohë është ‘non grata, ata nuk mund të kenë raporte të mira. Por diçka tjetër duhet të ndodhi ose të hiqet ‘non grata ose të hetohet nga drejtësia. Dhe ka nga ata njerëz që thonë Donald Trump do të shpëtoj Berishën. Në radhë të parë duhet që Trump të kandidojë për president, ne nuk e dimë. Unë nuk jam i sigurt. Por nëse ndodh duhet të marri nominimin e Republikanëve, të kandidojë dhe të fitojë zgjedhjet. Por ka shumë njerëz që nuk e duan Donald Trump. Pra ka shumë nëse. Dhe në fund do të vijë Trump dhe do të shpëtoj Berishën. Qartazi kjo është fantazi që vjen nga Angelakis, dhe listë dëshirash. Por siç e thashë Berisha duhet t ëiki, ose të hetohet për korrupsionin. Ku qëndron Edi Rama në gjithë këtë, ku është SPAK, që kanë shumë infomacion. Më kujtohen Berisha kur bënte fushatën kundër Fatos Nanos, dhe çfarë bëri kur erdhi në pushtet? Beri që Fatos Nano të duket si një dreq amatori.
Po në lidhje me peticionin online që po firmoset kundër ambasadores Yuri Kim, dhe kritikat ndaj saj mos ndoshta do ti kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit që ta largojë?
Ky është një ushtrim që ngjan me një çmenduri mendore, ata nuk mund të bëjnë asgjë. Yuri Kim është aty me dekret të Presidentit të SHBA, dhe dua ta theksoj se e propozoj Donald Trump. Dhe vetëm presidenti mund ta largojë atë nga detyra. Ata ose po gënjejnë njerëzit që rrethojnë Berishën, ose ja fusin kot. Është një shaka, thjesht shaka.
A besoni se gjithsesi Shtetet e Bashkuara mund ta heqin ‘non gratën’, në të ardhmen?
Nuk kanë asnjë arsye për ta bërë, pasi bësoj kanë shumë prova kundër tij. E gjithë historia se mund ta heqin ‘non grata është bërë nga disa klloun si Mat Palombo që ka bërë një libër. Një aktivitet i madh u bë për këtë promovim, ku ishte dhe Berisha aty dhe tha se Palombo është një autor i madh. Por ky libër është thjesht mbeturinë. Nuk ka të dhëna as citime as index. Nuk është një punë serioze. Madje citohet një autore konservatore si Evi Kokalari, që flet për periudhën kur Edi Rama ishte në Paris, dhe krijoj raporte me Soros. ajo thotë se gjithashtu ishte në Paris dhe e dinte çpo ndodhte, por unë kam folur me shumë njerëz të Ramës, dhe ata nuk e njohin farë atë. Pra shumë informacione vijnë nga kjo Angelakis si e quaj unë. Në disa faqe shkruajnë për historinë me sekretarin Anthony Blinken dhe Shqipërinë, dhe del në pah instituti Lindje-Perëndim në Nju York që ka bërë këtë konspiracion, duke vijuar më tej se Soros ka bërë konspiracion për këtë çështje. Unë shkova dhe fole me drejtues të këtij instituti dhe ata nuk e dinin fare se për çfarë bëhej fjalë, dhe as Blinken nuk e njihnin. Ky libër është një konspiracion i gjithi nga Palombo dhe Angelakis. Ky libër është thjesht një mbeturinë dhe e ka vendin e tij në koshin e mbeturinave bashkë me Berishën.