Beatrix Ramosaj u bë qendra e mediave rozë pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip dhe ngjarjeve që e pasuan. Kohëve të fundit duket se Trixa ka vendosur t’i përkushtohet vetes dhe njerëzve që do dhe e duan. Kjo vihet re nga postimet në Insagram, ku këngëtarja duhet thënë që është mjaftë aktive.
Mirëpo gjatë ditës së sotme ajo ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për të bërë një dedikim shumë të ndjerë për një person të saj të zemrës. Data e sotme përkon me ditëlindjen e babait të këngëtares, i cili më shumë se 10 vite më parë ka ndërruar jetë. Beatrix nuk harron siç çdo vit ta “urojë” ëngjëllin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenar. Na mungon çdo ditë,”–ka shkruar Trixa në statusin e saj.
Ju kujtojmë që babai i Beatrix dhe Alban Ramosajt, Muhameti, ndërroi jetë shumë i ri dhe si rrjedhojë ata u rritën vetëm me dashurinë e nënës së tyre, Antigonës.