Një gjum jo shumë i mirë mund të ndikojë keq në produktivitetin e ditës suaj. Prandaj ju duhet t’i thoni JO disa gjërave para se të flini.
Thuaji “JO” kafes dhe duhanit!
Për të pasur një gjumë sa më të mirë, ju duhet të shmangni konsumimin e stimuluesve si kafe, çaj, pije energjike ose pije joalkoolike dhe çokollatë para gjumit. Hulumtimet kanë treguar se edhe sasi të shumta të kafeinës mund t’ju lënë pa gjumë.
Nëse nuk doni që kafeja të ndikojë në gjumin tuaj, atëherë konsumojeni 6 orë përpara se të shtriheni për të fjetur.
Kufizoni përdorimin e celularëve apo tabletëve.
Në fund të ditës, mund të jetë joshëse të kontrolloni mesazhet tuaja, të hyni në llogaritë e mediave sociale ose të shikoni filma. Pajisjet elektronike si celularët, tabletët dhe laptopët mund t’ju prishin gjumin pasi drita e tyre mund të ndikojë te ju dhe të bëjë që ju mos të flini rehat apo të bëni një gjum të mirë.
Shmangni pijet alkoolike
Për disa njerëz, mund të jetë qetësuese të pinë pak alkool para gjumit. Megjithatë, studimet kanë treguar se alkooli fillimisht mund të përmirësojë gjumin. Por në mëngjes mund të ndodhë që ju mund të zgjoheni me dhimbje të mëdha koke.
Shmangni ilaçet që mund të prishin gjumin
Shmangni disa ilaçe që mund t’ju rrisin rrahjet e zemrës ose ju rrisin presionin e gjakut, gjë që mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.
Shmangni ngrënien e ushqimeve natën vonë
Ndonjëherë mund të ndodhë që ju ta konsumoni darkën vonë. Mirëpo ngrënia vonë mund të sjellë crregullime gjatë gjumit tuaj natën kështu që bëni kujdes me ngrënien e vakteve.
Gjithashtu, përpiquni të mos e teproni në darkë, pasi ngrënia e vakteve më të mëdha mund të pengojë gjumin. Pirja e shumë lëngjeve gjithashtu mund t’ju bëjë të zgjoheni shumë shpesh për të urinuar.