Gjermania dhe Katari ranë dakord për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Berlin në vitin 2024. CNN shkruan se Katari do të bëhet kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për të diversifikuar larg gazit rus.
“Çështja e sigurisë së energjisë luan një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije. Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, tha lideri gjerman Olaf Scholz.
Emiri i Katarit u tha se shpreson që vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani në vitin 2024.